Baybars Altuntas bashkėbisedim me studentėt e Universitetit Epoka: Rruga ime drejt Shtėpisė sė Bardhė

April 25th, 2013

Baybars Altuntas bashkėbisedim me studentėt e Universitetit Epoka: Rruga ime drejt Shtėpisė sė Bardhė

Baybars Altuntas bashkėbisedim me studentėt e Universitetit Epoka: Rruga ime drejt Shtėpisė sė Bardhė

Përherë kini besim tek ëndrrat tuaja, zbuloni idetë më të mira për të bërë biznes dhe asnjëherë mos hiqni dorë prej tyre”

Autori i librit që ka thyer rekorde në shitje në Turqi, “Zbrita nga autobuzi, hypa në BMË”, tashmë një ndër librat librat më të shitur dhe në Shqipëri, botuar nga shtëpia botuese MOBRA GVG, z. Baybars Altuntas zhvilloi një vizitë në Universitetin Epoka, ku diskutoi me studentët. I ftuar për të të prezantuar librin e tij, z. Altuntas përgëzoi studentët për iniciativën e krijimit të “Klubit të Sipërmarrësve” dhe gjithashtu falënderoi Rektorin e Universitetit Epoka Prof. Dr.Remzi ALTIN, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, Prof. Dr. Gungor TURAN dhe Dekani i Studentëve z. Sezer Erdogan për mikëpritjen.

Gjatë diskutimit me studentët e Universitetit Epoka, z Altuntas u shpjegoi atyre rrugëtimin e tij drejtë suksesit, të cilën ai e quajit “Rruga ime drejtë Shtëpisë së Bardhë”, duke u bërë kështu ndër sipërmarrësit e vetëm që pati mundësinë dhe nderin të pritej në një takim të veçantë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, gjatë Samitit Presidencial të Sipërmarrësve në vitin 2010. Ai theksoi se i gjithë suksesi i tij ka nisur mëngjesin e një të diele në bibliotekën e universitetit gjatë kohës që ai ishte një student në Bogazici. "Kur isha student në Universitetin Bogazici përpiqesha të gjeja mënyra të ndryshme për të bërë para. Përpiqesha të bëja para duke fotokopjuar leksionet dhe duke u shpërndarë më pas ato studentëve të tjerë kundrejt pagesës. Gjatë atyre viteve kohën time të lire e shpenzoja në bibliotekë ku përfitoja nga mundësia për të lexuar gazetat dhe revistat falas. Një ditë në një revistë ekonomike po lexoja një artikull në lidhje me franchising. Bëhet fjalë për vitin 1991, kur unë atëherë isha vetëm 21 vjeç", tha ai, ndërsa u tregoi studentëve se sistemi franchising ishte diçka e panjohur në Turqinë e atyre viteve. "Unë isha student i gjuhës angleze në një nga universitetet më të mira dhe nuk e dija kuptimin e franchising ose nuk e kuptoja mirë se çdo të thoshte në të vërtetë termi franchising. Gjithçka nisi me një artikull i cili tregonte rreth McDonalds, kompani e cila ishte gati për të hyrë në tregun turk. Në këtë moment pieta veten se pse McDonalds po planifikon të shtrijë shërbimin e saj në Stamboll, në anën tjetër të botës, pasi ne kemi shumë restorante turke?”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë si një pikë të rëndësishme dhe shtysë të rrugëtimit të mëtejshëm drejt suksesit.

Gjatë diskutimit me studentët ai u tregoi atyre që ata duhet të fokusohen në idetë e tyre për të bërë biznes, pasi pasuria më e rëndësishme që çdokush ka nuk është paraja, por ideja për të bërë biznes. “Nga paratë paratë që ju mund të keni nuk mund të fitoni ide për biznes, por nga idetë për biznes ju mund të fitoni shumë të holla”.

Si një student dhe një sipërmarrës i ri ai u tregoi studentëve si ishte shumë bindës në idetë dhe ëndrrat e tij. Çdo herë që dikush i tha "Jo", ai e pyeti: "Pse jo?" Dhe sipas tij, ai përherë është përpjekur sërish dhe sërish deri në realizimin e ideve dhe ëndrrave të tij. “Sa herë që doja të arrija një objektiv, pyesja veten "Çfarë kam humbur? Asgjë, vijoi më tej ai. Duke treguar për suksesin e tij ai tha ka arritur qëllimet e tij dhe tani si rezultat i këtij suksesi ai është vlerësuar si një prej 40 biznesmenëve që krijuan risi dhe kompania e tij Deulcom International ka fituar çmimin prestigjioz" Euroawards ".

Ai vuri thekin në faktin se studentët duhet të sfidojnë idetë dhe të përpiqen që të ndjekin ëndrrën e tyre. Nëse ëndërra juaj është e madhe, askush nuk ka për të besuar në të përveç jush, nëse ëndrra juaj është e vogoël, atëherë të gjithë do ju besojnë. Por të gjithë duhet të ngulisni në mendje se duhet të besoni në ëndrrat tuaj, sepse është gjjëja më e rëndësishme të cilës duket t’i kushtoni rëndësi. Nuk është e rëndësishme që ju të keni njohuri të mira për një çështje të caktuara, por thjesht duhet të besoni tek ëndrrat tuaja edhe nëse ajo duket e paarritshme për t’u realizuar. Nëse keni dijeni të mira për një çështje, atëherë do t’ju duhet shumë kohë për të marrë një vendim rreth saj. Nëse nuk e dini, atëherë insitiktivisht jeni të prirur për të thënë mënjehrë po," u tha ai studentëve.

Në pjesën e fundit të bashkëbisedimit me studentët, z. Altuntas iu përgjigj pyetjeve të studentëve. Ai iu pyet nga studentët nëse kishte dëshirë që të takonte një person të rëndësishëm në histori dhe nëse po cili do të ishte ai person. "Kam takuar shumë njerëz që kanë bërë histori në ditët e sotme, por asnjëherë nuk kam patur një afeksion të veçantë për figurat të kaluarës historike". I pyetur nëse do t’i besoj një studenti që do të shkonte tek ai me një ëndërr të madhe për një biznes, z. Altuntas u përgjigj se ai do ta bëntë me kënaqësi diçka të tillë, pasi siç tha ai kur ai kishte ëndrrën e tij dhe idetë për biznes dhe ai ishte një student. "Gjithashtu për një sipërmarrës të ri është e rëndësishme që të krijojë rrjetin e nevojshëm", u shpreh ai. Një tjetër pyetje, e cila u vlerësua prej tij ishte nëse është e rëndësishme që për të qenë një sipërmarrës i rëndësishëm, duhet që përsoni të ketë një diplomë në administrim biznes ose një degë të afërt me të. Duke u përgjigjur kësaj pyetje, ai tha se rëndësi kanë ëndrrat dhe rrjeti që sipërmarrësi krijon, ndërsa të diplomuarit në administrim biznes mund të jetë e rëndësishme, por pa një ide të qartë nuk mund të jeni inovativë. Në fund të bashkëbisedimit me studentët, z. Altuntas bëri disa foto me studentët si dhe nënshkroi librin e tij.