Diskutim ne panel: “ Te dizajnosh generaten e ardhshme per te pasur nje punesim me dinjtet!”

November 20th, 2013

Klubi “Women's Leadership Club organizoi nje diskutim ne panel me temen “ Te dizejnosh gjeneraten e ardhshme per te pasur nje punesim me dinjtet” ku ishin te ftuar kater specialist te kesaj fushe, Adeila Makashi nga Ande-LM Elona Kollari nga Vodafone AL, Frank Hantke ng Faredrich Ebert Stiftung nga Ledina Ferhati AlbTelecome and Eagle Mobile. Ata folen per papunesine ne Shqiperi, mundesite e punesimit ne kompanite e tyre dhe per zgjedhjen jo te mire te deges  qe bejne studentet para se te fillojne univesitetin. Me pas u diskutuan gabimet qe ata bejne per te terhequr vemendjen e punedhenesve.

Te kater perfaqesuesit te ketyre kompanive ishin shume entuziast per te vazhduar punen me Universitetin Epoka per praktika pune dhe per aktivitete te ndryshme. Ata shprehen mendimin e tyre per vleren e shtuar qe Universiteti Epoka ka ne kualitetin e larte te edukimit dhe ne suksesin qe studentet tregojne.

Ne fund te diskutimit ata premtuan bashkpunim te metejshme me Universitetin Epoka dhe pastaj nje dreke u shtrua per te se bashku me Dekanatin e studenteve.

Per disa nga mysafiret tane ishte hera e pare e vizites ne Kampusin Epoka dhe ata u nderuan shume nga ftesa e klubit te lidershipit te grave. Ata uran klubin per punen e tyre dhe premtuan mbeshtetjen e metejshme per klubin ne eventet e tjera. Gjithashtu mysafireve ju dha mundesi  te bejne nje shetitje ne kampusin e Epokes duke shprehur pelqimin e tyre per kete kampus dhe mundesite high-tech qe ofroheshin ne Universitetin Epoka.