Forum i Hapur, Nora Malaj: Ēfarė do tė thotė sukses pėr njė grua?

November 19th, 2013

Klubi “Women’s Lidership” më datë 19 nëntor 2013 organizoi një forum të hapur me temë "Çfarë do të thotë sukses për një grua?", ku referuese e kësaj teme ishte Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sporteve, znj. Nora Malaj. Ajo foli për përvojat e jetës së saj personale dhe rrugëtimin e saj në karriere. Sipas zonjës Malaj, "të jesh një grua e suksesshme, do të thotë të të mendosh dhe të vendosësh si një mashkull, por të sillesh si një femër".

Një tjetër çështje e rëndësishme e nënvizuar prej saj në diskutimin me studentët ishte mbështetja e saj dhe kurajo ndja grave të tjera në aspakte që lidhen me zhvillimin dhe suksesin e tyre, pa qenë feministe. Znj. Malaj nënvizoi faktin se gratë shqiptare meritojnë të jetë të ardhurueshme, sepse në jëtën e tyre, në rrugën e tyre për të qenë të suksesshme përballen me shumë vështirësi dhe kjo për shkak të ndryshimeve politike, ekonomikë dhe sociale, pjesë e të cilave kanë qenë.

Në fund të bashkëbisedimit me studentët studentët ishin shumë entuziastë dhe të motivuar nga referimi i saj. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sporteve në përfundim të vizitës së saj në mënyrë simbolike dhuroi dy libra për bibliotekën e Universitetit Epoka. Pas diskutimit me studentët, znj. Malaj u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Epoka, z. Remzi Altın me të cilët diskutoi rreth zhvillimeve dhe sukseseve të arritura deri tani dhe projektet për të ardhmen. Ajo u shpreh se ndihej e suprizuar dhe e vlerësuar nga ftesa e studentëve dhe përgëzoi klubin “Women’s Leadership” për iniciativat e ndërmarra. Ajo u largua duke premtuar se do të kthehet përsëri në aktivitetet e organizuara nga universiteti dhe klubet studentore në të ardhshme