Forum: Shkėmbimi i pėrvojės sonė ne forumin Modeli Ekonomik, Stamboll

March 15th, 2013

Forum: Shkėmbimi i pėrvojės sonė ne forumin Modeli Ekonomik, Stamboll

Forum: Shkėmbimi i pėrvojės sonė ne forumin Modeli Ekonomik, Stamboll

Anëtarët dhe studentët e Departamentit te Finance Bankes dhe Administrim Biznesit te Universitetit Epoka, pjesëmarrës në Forumin ‘Modeli Ekonomik’ në Stamboll, në bashkëpunim me Klubin Entrepreneur organizuan më 13 mars, 2013 Forumin Rinor "Shkëmbimi i përvojës sonë ne forumin Modeli Ekonomik, Stamboll”.Forumi Rinor filloi me nje informacion të shkurtër mbi Forumin Modeli Ekonomik dhe vazhdoi me shkëmbimin e frytshëm të përvojës dhe mendimeve se secilit përfaqësues.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof Dr Remzi Altin, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, Prof Dr Gungor Turan dhe Shefi i Departamentit te Finance Bankes Assist. Prof .Dr Urmat Ryskulov te pranishëm në këtë ngjarje pergezuan përfaqësuesit dhe dorëzuan certifikatat për pjesëmarrësit e Universitetit Epoka ne Forumin ‘Modeli Ekonomik’.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof Dr Remzi Altin, mbajti një prezantim duke u fokusuar në rëndësinë e këtyre aktiviteteve ndërkombëtare. "Universiteti Epoka është një nga universitetet më të mira në Shqipëri dhe i mirë-njohur në Turqi dhe ne jemi krenar për të punuar me nxënësit më të mirë të çdo fushe të programeve tona akademike. Ajo ishte një konkurs dhe ne do tju nderojme  me disa çmime, por unë mendoj se këto çmime nuk janë aq të rëndësishme për të ardhmen tuaj.Gjëja më e rëndësishme për ju është që të jeni te suksesshëm në jetën tuaj. Unë besoj se ju do të jeni te suksesshëm në të ardhmen tuaj dhe ne do inkurajojmë dhe do mbështesim studentët tanë për të marrë pjesë në aktivitete të tilla ndërkombëtare si përfaqësues te Epokes ", tha Prof.Dr. Altin.

Forumi Modeli Ekonomik është platformë e studentëve të rinj,duke përfshirë edhe studentet e diplomuar nga e gjithë bota që të vijnë së bashku dhe të kenë fjalën e tyre në lidhje me çështjet e brezit të tyre. Ky forum është i llojit te pare orientuar në fushën UNIVERSALE dhe RINORE.