Forum: Znj.Nurie Neranxi"Unė kurrė nuk e kam ėndėrruar suksesin, kam punuar pėr tė!"

April 15th, 2013

Forum: Znj.Nurie Neranxi

Forum: Znj.Nurie Neranxi"Unė kurrė nuk e kam ėndėrruar suksesin, kam punuar pėr tė!"

Më 15 prill, 2013 Klubi “ Women’s Leadership” zhvilloi një tjetër forum te hapur.E ftuara ne kete forum ishte presidentja e kompanise "Neranxi" , Znj.Nurie Neranxi. Ne patëm kënaqësinë që të kemi mes nesh presidentin e kompanisë më të madhe në importimin e lëndëve të para e cila ka një rrjet të gjerë të depove komerciale dhe dyqaneve te cilat sigurojne shpërndarjen e produkteve në Tiranë dhe shumë rrethe. Gjithashtu ajo zhvillon partneritet në pjesë të ndryshme të botës. Tema e forumit te zonjës Neranxi ishte "Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesin, kam punuar për të!" Gjatë diskutimit me studentët ajo ka rrëfyer përvojën dhe njohurit e saj në lidhje me biznesin. Gjithashtu ajo ishte e hapur për tju siguruar studentëve te universitetit Epoka stazh veror në kompaninë “Neranxi”. Në fund të Forumit të Hapur studentët patën mundësinë për pyetje në lidhje me performancën e kompanisë.Zëvendës Dekanja e Studentëve, Znj.Jale Asan e pranishme në këtë forum të hapur,e pergezoi zonjën Neranxi për përpjekjet e saj të admirueshme si një grua në ndërtimin e shtyllave të forta në një biznes të suksesshëm.