Forumi i Karrierės- Bright Start

November 17th, 2014

Forumi i Karrierės- Bright Start

Forumi i Karrierės- Bright Start

Një aktivitet tjetër i suksesshëm  i Zyrës së Planifikimit të Karrierës startoi sot. Në bashkëpunim me Deloitte u realizua për këtë vit të ri akademik Forumi i Karrieres nën moton e kompanise Deloitte “Bright Start”. Qëllimi i këtyre forumeve konsiston në informimin e studentëve mbi tregun e punës dhe kriteret e rekrutimeve. Z.Olindo Shehu Partner dhe Drejtor i Zyrës së Taksës dhe Z.Roden Pajaj Drejtor i Burimeve Njerëzore ndanë me studentët e universitetit Epoka eksperiencën e tyre në këtë kompani, historikun dhe sukseset e arritura ndër vite si dhe gjithashtu u ndalën mbi kriteret e punesimit pranë Deloitte.

Gjate fjalimit te tij Z.Olindo Shehu i inkurajoi studentët që të ishin pjese e Deloitte duke theksuar se cdo gjë ishte e bazuar në meritokraci. Me tej ai shtoi: Është e vërtetë që duhen bërë detyrat e shtëpisë por duhet edhe pak fat. Ju jeni me fat që studioni në një nga universitetet private më të mirë në Shqiperi. Duhet të punoni shumë. Baza është ajo që keni marrë në muret e kësaj shkolle, pastaj suksesi është në dorën tuaj.

Ndërsa Z. Pajaj foli rreth detajeve te bashkepunimit qe universiteti “Epoka” ka nënshkruar me deloitte, hapat që duhet të ndjekin studentët për tu punësuar pranë saj, kriteret që  duhet të plotësojë si edhe mënyrat e aplikimit për internship.

Ky ishte eventi i parë i Forumeve të Karrierës që zyra jonë ka planifikuar të organizoëj këtë vit akademik.