Info Day

January 13th, 2016

Info Day

Info Day

Academics Club në bashkëpunim me zyrën e Planifikimit te Karrierës kanë organizuar më datë 13 janar një seminar informues në lidhje me mundësitë e bursave të studimit në Europë. Fokusi i këtij seminari ishin bursat për studimet pasuniversitare në fusha të ndryshme si: Master në Robotikën e Avancuar, Inxhinjeri Software, Financë, Kontabilitet Finaciar dhe Menaxherial, Shkenca Politike, Administrim Biznesi etj. Prezantimi ishte i ndarë në dy pjesë: bursat e ofruara nga programet Erasmus dhe grante të ofruara nga universite specifike. Në të përfshihej informacion në lidhje me shtete te ndryshme si Gjermania, Finlanda, Suedia, Estonia, Italia, Spanja, Mberetria e Bashkuar etj. Gjithashtu, të gjitha programet ishin të shoqëruara me kushtet e pranimit dhe përfitimin që studentet kishin nga bursat. Rreth 90 studentë iu bashkuan këtij eventi dhe shumica prej tyre ishin studente të degëve të Inxhinjerisë kompjuterike, Informatikë Ekonomike si dhe Finncë.