Klubi I “Zgjidhje Konfliktesh” mori pjese ne emisionin Wake Up Albania

November 25th, 2013

Modelim i një seance parlamentare, aktiviteti i organizuar pak ditë më parë nga Conflict Resolution Club, me pjasmarrjen e 62 delegatëve nga shkollat e mesme të kryeqytetit, ku u diskutuan tema të larmishme, ide e propozime serioze mbi tolerancën në aspekte që lidhen me diskriminim racor, diskriminim gjinor, tolerancën fetare, tolerancën mes brezave apo sferën publike, ka gjetur një mbështetje të gjerë dhe nga mediat kryesore në Shqipëri. Përmbajtja, konkluzionet dhe fati i rezolutës së të rinjve ka qenë një nga temat kryesore të diskutuara dje në emisionin Wake Up në Top Channel, të drejtuar nga gazetari Eno Popi.