Klubi pėr Zgjidhjen e Konflikteve organizon “Modelimi i njė seance parlamentare - Votojmė pėr tolerancėn”

October 31st, 2013

Klubi për Zgjidhjen e Konflikteve në Universitetin Epoka organizoi  me 15 nëntor 2013, aktivitetin “Modelimi  i një seance parlamentare - Votojmë për tolerancën”, i cili solli sëbashku 62 delegatë - deputetë, përfaqësues të shkollave të mesme të kryeqytetit në një modelim të një seance parlamentare për të miratuar një rezolute të veçantë me rastin e 16 nëntorit që shënon Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës. Aktiviteti në fjalë u zhvillua na ambientet e kampusit të Universitetit Epoka me mbështetjen dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Prezent në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ishte Këshilltari i Ministrisë, z. Pëllumb Karameta, Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Remzi Altın, Kreu i Departamentit të Shkencave Politike e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Assist. Prof.Dr Salih Özcan.  Gjithashtu na nderuan me pjesëmarrjen e tyre anëtarët e panelit të jurisë, pedagogë e profesionistë të shkencave sociale: PhD Kandidat z. Alban Tartari, PhD Kandidate, znj. Odeta Berberi, PhD Candidate znj. Reina Zenelaj,  MSc. Miranda Guri.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z.Karameta vlerësoi universitetin Epoka për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar në misionin për të ofruar edukim cilësor akademik. Ai përgëzoi veçanërisht mbi nxitjen dhe mbështetjen ndaj klubeve studentore, të cilat pasurojnë jo vetëm jetën akademike të çdo studenti, por mbi të gjitha janë një vlerë e shtuar e gjithë shoqërisë sonë. Në këtë kuadër, Z.Karameta falenderoi delegatët gjimnazistë për interesimin e treguar ndaj çështjeve kaq delikate shoqërore, zgjidhja e të cilave kërkon domosdoshmërisht përdorimin e vlerave të tolerancës, duke theksuar faktin se janë të rinjtë dhe ndërgjegjësimi i tyre ajo që do të sjellë ndryshime të mëdha në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. 

Shkollat pjesëmarrëse që deleguan përfaqësuesit e tyre në këtë seancë të veçantë parlamentare të të rinjve ishin: “A.Z.Çajupi”, “Eurolingua”, “Harry Fultz”, “Ismail Qemali”, “Mehmet Akif (Vajza)”, “Mehmet Akif (Djem)”,  “Memorial International School of Tirana”, “Myslym Keta”, “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa”.

Delegatët kishin përgatitur propozimet e tyre mbi 7 tema kryesore që lidheshin me aplikimin e tolerancës si çelësi i zgjidhjes së konflikteve të mundshme si:  tolerancën për zhdukjen e diskriminimit racor, gjinor, për tolerancën fetare, atë mes brezave të ndryshëm, tolerancën dhe autoritetin në mjediset administrative si dhe tolerancën në kohën e sotme të botës së internetit.

Seanca parlamentare u zhvillua në dy sesione përgjatë së cilave u nxitën diskutime nga juria dhe u dëgjuan propozime nga më të larmishmet e një sërë idesh interesante, serioze e mjaft të rëndësishme. Në fund të mbylljes së çdo teme, u votua nga vetë deputetët për miratimin e propozimit më të përshtatshëm, i cili u bë pjesë e rezolutës përfundimtare.

Në ceremoninë mbyllëse u shpërndanë certifikatata dhe çmime vlerësuese për pjesëmarrësit, propozimet e miratuara, si dhe falenderime për punën e palodhur të anëtarrëve të klubit “Zgjidhja e konflikteve”, të cilët ishin tërësisht ideatorët dhe organizuesit e këtij eventi.