Shoqata “Horizontet e Reja” ne bashkpunim me universitetin Epoka dhe kolegjet Turke, zhvilluan aktivitetin “Simfonia e Jetes”

March 4th, 2014

Dje ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne  vazhden e nje tradite e ndjekur nga Shoqata “Horizontet e Reja” ne bashkpunim me universitetin Epoka dhe kolegjet Turke, u zhvillua aktiviteti “Simfonia e Jetes” program ky qe shpalos vlerat qe mbart cdo grua.

Si cdo vit tjeter edhe kete vit te pranishem ishin shume te ftuar ku vlen te permendet Znj.Linda Basha-Rama, znj Lumnie Thaci dhe artistja e meituar Roza Anagnosti dhe tenori  Kastriot Tusha.

Te pranishme ne salle ishin deputete dhe shume intelektuale nga fusha te ndryshme.
Nen drejtimin e prezantueses Suela Demiri ky program ne edicionin e peste te tij  vleresoi me cmimin "Trendafili i Arte" znj Roza Anagnosti per kontributin e dhene ne fushen e artit dhe znj.Liljana Luani ne fushen e edukimit, nje mesuese e palodhur me nje shpirt human.
Tenori Kastriot Tusha se bashku me vajzen e tij ishin surpriza e ketij evenimenti.Programi u mbyll me sukses edhe kete here me grupin e valles se kolegjit “Turgut Ozal” Durres.