Specialistet e zyrės sė Planifikimit tė Karrierės tė universitetit Epoka morrėn pjesė nė njė nga samitet mė tė mėdhaja tė karrierės i zhvilluar nė Turqi

February 24th, 2014

Specialistet e zyrës së Planifikimit të Karrierës të universitetit Epoka më datë 24 Janar 2014 morrën pjesë në një nga samitet më të mëdhaja të karrierës i zhvilluar në qytetin e Stambollit, Turqi.Samiti i Karrierës i organizuar nga Universiteti Teknik i Stambollit ishte një aktivitet ku beri të mundur mbledhjen e specialistve të karrieres ane e mbane  Turqise dhe jashtë saj.Qellimi i këtij samiti ishte të përfaqesonte fjalime të nivelit të lartë duke theksuar rendesinë e keshillimit dhe planifikimit të karrierës në botën që zhvillohet shpejt.Fjalimet ishin një burim i vlefshëm për Zyrës së Planifikimit të Karrierës për studentët e universitetit Epoka.

Kompanitë më prestigjoze në Turqi morrën pjesë në këtë aktivitet për të njohur nga afër studentët që do të jenë punonjesit e mundshem në të ardhmen.Kompanitë ishin ndarë në 4 ndërtesa në bazë të kërkesës së tyre.

Dy të ftuar nderi që mbajten fjalime në këtë samit duke u bazuar në pervojen e tyre ishin Dr.Peter Weber, professor në Universitetin e Heidelberg  dhe gjithashtu një nga themeluesit e Zyrës së Karrierës në këtë universitet i cili foli për rendesinë dhe taktikat e të paturit një ndërveprim të  vazhdueshëm të suksesshem me studentët.

I ftuari tjeter ishte përfaqesues i Ministrise së Arsimit në Luksemburg Dr.Jean Jacque Rupper i cili e bazoi fjalimin e tij në shprehjen “dhe tani për dicka krejtesisht ndryshe…”.

E gjithë dita ishte një nga ditet më frymezuese e cila do t’i vij në ndihmë Universitetit Epoka të vendos në veprim metodat e reja të keshillimit te karrieres me nxënësit.