Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjeė nė Samitin e Rinisė nė Turqi

May 17th, 2013

Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjeė nė Samitin e Rinisė nė Turqi

Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjeė nė Samitin e Rinisė nė Turqi

Studentët e Universitetit Epoka, Albana Muzhaqi, Festina Kabashi, Rina Gurgule dhe Erisa Terolli morën pjesë në Samitin e Rinisë në Turqi, të zhvilluar në datat 17-18-19 maj 2013 në Stamboll. Samiti i Rinisë në Turqi, me temë kryesore "Vizioni 2023: Të rinjtë drejtue të Turqisë”, u organizua nga Universiteti Teknik Yildiz dhe në të morën pjesë rreth 3000 studentë nga 171 universitete të ndryshme nga 81 qytete të ndryshme.

Temat kryesore të diskutimeve u përqendruan kryesisht në rëndësinë që ka roli i të rinjve në një zhvillim të vendit. Gjatë seancave të dy ditëve të para të samitit të rinjtë diskutuan rreth temave si: Ekonomia dhe Prodhimi 2023, Burimet e Kualifikuara Njerëzore dhe Arsimi 2023, Shkenca, Industria dhe Teknologjia 2023, Politika e Jashtme turke dhe kapacitetet ndërtuese 2023, Energjia dhe Teknologjia bërthamore 2023 si dhe Transporti dhe Komunikimi 2023.

Gjatë ditës së fundit të samitit, me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë në Turqi, pjesmarrësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh sociale dhe kulturore të zhvilluara më këta rast, të tilla si shëtitje në ngushticën e Bosforit, vizitë në Miniaturk, Universitetin Yildiz Teknik dhe në Yildiz.