Clubs Fest 2015

November 17th, 2015

Clubs Fest 2015

Clubs Fest 2015

Ditën e martë më 17 Nëntor Universiteti Epoka organizoi Clubs Fest. Ky është viti i dytë që zyra e Dekanatit të Studentëve organizon një event të tillë ku te gjithë klubeve studentore u jepet mundësia të prezantojnë veten e tyre dhe të tërheqin pjesëtarë të rinj.

Ejsi Berisha studente e vitit të tretë në departamentin Financë Bankë ishte prezantuesja e këtij eventi e cila mbajti edhe fjalimin e hapjes. Pas kësaj përfaqësues të secilit klub prezantuan klubin e tyre shoqëruar me nga një video të përgatitur nga vetë ata e cila përmblidhte aktivitetet që klubi kishte organizuar më parë. Ndermjet prezantimeve pati edhe muzikë live të kënduar nga studentët tanë të talentuar Leandër Uka student i vitit të dyte në Inxhinieri Kompjuterike si dhe Xhulja Xhakanaj studente e vitit të parë Arkitekturë. Pas prezantimeve njëra nga studentet preu tortën e Clubs Fest dhe iu shpernda të gjithë të pranishmëve.

Secili klub kishte stendën e tij të dekoruar sipas dëshirës ku mirëprisnin studentet e interesuar dhe i jepnin informacione me të detajuara për klubin. Gjate festës studentë pikturës bënë një pikturë dhe performuan artin Ebru, pjese kjo e organizuar nga klubi “Art and Culture”. Klubi “Robotics” demonstroi funksionet që kryente miniroboti që kishin ndërtuar kurse klubi i Sporteve organizoi mini kampionate në shah, bilardo dhe ping pong. Nëntori njihet si muaji i ndërgjegjsimit te Epilepsisë, në kuadër të kësaj klubi “Sensitive Society” në bashkëpunim me klubin “Art and Culture” dhane disa informacione të shkurtëra në lidhje me këtë sëmundje dhe shpërndanë kordele lejla te stafi akademik dhe administrative dhe te të gjithë studentët në shenjë ndërgjegjsimi.

Eventi përfundoi me studentët që kërcenin valle dhe këndonin karaoke të gjithë së bashku!